UDHEZUES

PER SIGURINE GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT DHE
MBROJTJEN E TE DHENAVE PERSONALE E PRIVATESISE
I. SIGURIA GJATE PERDORIMIT TE INTERNETIT:
1. Si te mbroni kompjuterin tuaj:
Lexoni me kujdes politikat e privatesise per faqet e Internetit te cilat i perdorni. Mbajini te gjitha
programet kompjuterike (duke perfshire edhe browser-in tuaj) ne perditesim automatik.
Keshillohet te mos ruhen ne browser username dhe password te adresave tuaja email apo
kredenciale logimi ne sisteme te ndryshme. Perdorni programe kompjuterike si firewall, antivirus,
antispam, antispyware, apo software te tjera per mbrojtjen e lundrimit tuaj ne rrjet. Programe te
tilla me License nga prodhuesit garantojne mbrojtje shume te mire te pajisjeve tuaja qe perdorin
internetin. Vendosni fjalekalime me karaktere dhe shkronja te vecanta per te mbrojtur lidhjen tuaj
wireless ne shtepi. Instaloni update (perditesimet) e sistemit operativ Windows te quajtur
‘Windows Update’ i cili eshte nje sherbim qe ofron Microsoft dhe kjo e lejon kompjuterin tuaj te
qendroje i perditesuar dhe larg kercenimeve te sigurise si viruse apo malware dhe komponenteve
te tjera te demshme. Vizitoni Windows Update ne faqen www.microsoft.com per te
perditesuar kompjuterin tuaj. Microsoft njofton shpesh ne kompjuterin tuaj per software updates
(rifreskime te programeve) qe jane projektuar per te zgjidhur kercenimet e sigurise dhe sugjerojme
ti pranoni keto perditesime.
2. Mbroni te dhenat tuaja personale
Perpara se te vendosni te dhenat tuaja, shikoni per shenja te sigurise qe nje Web faqe mund te kete;
Web https (“s”, e siguruar) dhe nje çeles te mbyllur afer. Asnjehere mos jepni te dhenat tuaja ne
pergjigje te nje e-maili, etj. Publikoni sa me pak detaje qe iu identifikojne juve apo vendndodhjen
tuaj. Kujdes! Mos publikoni online gjera per te cilat nuk deshironi te jene publike Informacion me
te detajuar per mbrojtjen e te dhenave personale d te gjeni me poshte.
3. Mendoni perpara se te publikoni
Mendoni perpara se te bashkengjitni skedare a foto, apo te klikoni mbi nje link ne nje e-mail; ne
qofte se ju nuk i njihni derguesit, ata mund te jene te rreme. Jini te kujdesshem kur klikoni link-e
te ndryshme ne internet. Mos ndani me njerez te panjohur e-mail adresen tuaj private dhe mbajeni
per vete fjalekalimin. Gjate plotesimit te formulareve te ndryshem plotesoni vetem fushat e
kerkuara (ato te shenuara me yll *. Vertetoni se faqja e Internetit eshte e sigurt duke kerkuar shenja
identifikuese; Mos publikoni identitetin tuaj kur luani lojera online, por perdorni nofka per veten
tuaj (pseudonime);
4. Krijoni fjalekalim te forte dhe mbajeni ate te fshehte
Krijoni fjalekalim me te pakten tete karaktere (sa me i gjate, aq me i mire) dhe perfshini ne te
germa te medha dhe te vogla, numra dhe simbole. Mos perdorni te njejtin fjalekalim kudo.
5. Mbroni veten nga mashtrimet nga e-maile te panjohura
Perpara se ti lexoni, shikoni me kujdes emertimet/titujt e emaileve qe merrni, sidomos ato me tituj
“fitues”, mesazhet me shenime si “gabim”, mesazhe me gabime gramatikore, mesazhet me kerkesa
per te dhenat tuaja personale, si numra llogarie, karte krediti, etj. Mendoni se jo gjithmone ajo qe
duket shume e mire, eshte e tille.
6. Perdorimi i sigurt i rrjeteve sociale
Per t’u regjistruar dhe perdoru disa rrjete sociale, si psh “Facebook”, “Tweeter”, “Instagram”, etj,
zakonisht kerkohet qe mosha e personit te jete mbi 13 vjeç. Shikoni per mundesine “Rregullo
privatesine” ne rrjetet sociale, per te menaxhuar se cilet persona mund te shohin profilin tuaj.
Kontrolloni se si njerezit mund t’ju kerkojne ne rrjet dhe te bejne komente. Gjithashtu, mesoni se
si mund te bllokoni hyrjet e padeshiruara. Mos postoni çdo gje qe ju mendoni. Perzgjidhni me
kujdes pranimin e miqve te rinj, si dhe rishikoni periodikisht se çfare miqte publikojne ne lidhje
me ju.
II. MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE DHE PRIVATESISE GJATE
PERDORIMIT TE INTERNETIT:
Mbrojtja e te dhenave personale garantohet me perpunimin ne menyre te ndershme, te drejte
dhe te ligjshme te ketyre te dhenave nga kompania jone per permbushjen e detyrimeve
kontraktuale apo ligjore te kompania jone qe rrjedhin prej Kontrates se Pajtimit nenshkruar mes
paleve, si dhe rritjen e cilesise se sherbimeve ndaj pajtimtareve.
Kompania jone do te veproje vetem ne perputhje me parimet ligjore per perpunimin e te
dhenave personale, siç jane parashikuar ne Ligjet nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e
te dhenave personale”, i ndryshuar dhe nr. 9918, date 19.05.2008 “Per Komunikimet
Elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar, si dhe kuadrin rregullator perkates ne
fuqi.
Aksesi dhe kerkesa per korrigjim dhe fshirje :
Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese qe te marre nga kompania jone:
 konfirmimin nese te dhenat personale po i perpunohen ose jo, informacion per qellimin e
perpunimit, per kategorite e te dhenave te perpunuara dhe per marresit e kategorite e
marresve, te cileve u perhapen te dhenat personale;
 ne nje forme te kuptueshme, te dhenat personale dhe informacionin e disponueshem per
burimin e tyre;
 ne rastet e vendimeve automatike, informacion per logjiken e perfshire ne vendimmarrje.
Kompania jone brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje pajtimtarin
mbi kerkesen e tij dhe informacioni per te dhenat komunikohet ne formen, ne te cilen ishin ne
kohen kur eshte bere kerkesa. Ne rast se nuk i jepet informacioni, kompania jone duhet t’i
shpjegoje pajtimtarit arsyet e mosdhenies se informacionit.
Pajtimtari ka te drejte te kerkoje me shkrim dhe pa pagese bllokimin, korrigjimin ose fshirjen
e te dhenave kur konstaton se te dhenat e tij nuk jane te rregullta, te verteta, te plota, ose jane
perpunuar dhe mbledhur ne kundershtim me dispozitat e Ligjit nr. 9887, date 10.03.2008
“Per mbrojtjen e te dhenave personale” i ndryshuar.
Kompania jone, brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses, do te informoje Pajtimtarin per
perpunimin e ligjshem te te dhenave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit ose
fshirjes te te dhenave.